Termat dhe Kushtet

Ne pohojmë që, duke konfirmuar porosinë tuaj, ju keni lexuar dhe pranoni pa rezerva kushtet tona të përgjithshme të shitjes.
Termat dhe Kushtet e përgjithshme të shitjes të detajuara më poshtë rregullojnë marrëdhënien kontraktuale ndërmjet ‘Përdoruesit’ (më poshtë gjithashtu referuar si ‘Ju’ ose ‘Blerësi’) dhe ‘4putrat.al (këtu e tutje referuar si ‘Ne’ ‘Website’), që i përkasin kompanisë Lifemed Group Sh.pk, me numër unik të identifikimit të subjektit NUIS: L81612505I. Të gatshëm t’ju shërbejmë kudo që të ndodheni brenda pak orëve me gjithçka të nevojshme për ju. Të dyja palët i pranojnë këto Kushte pa rezerva. Këto kushte të përgjithshme të shitjes janë të vetmet kushte që janë të zbatueshme dhe zëvendësojnë të gjitha kushtet apo marrëveshjet e tjera të shkruara ose jo. Këto Terma dhe Kushte të Shitjes janë të rëndësishme për ju dhe 4putrat.al pasi ato përdoren për të mbrojtur të drejtat tuaja si klient/ konsumator si dhe të drejtat tona si biznes.

Ndryshimet në Termat dhe Kushtet dhe në Website

4putrat.al është një projekt në progres dhe në evoluim të vazhdueshëm, dhe për këtë arsye aspekte/opsione të caktuara mund të ndryshojnë, të shtohen ose të hiqen. Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen e internetit dhe këto kushte të shërbimit nga koha në kohë, sipas gjykimit tonë dhe pa asnjë njoftim. Është vetëm përgjegjësia juaj për të qenë të përditësuar me Termat dhe Kushtet në fuqi duke kontrolluar website-in tonë rregullisht. Përdorimi i vazhdueshëm nga ana juaj i faqes së internetit pas publikimit të termave të shërbimit të përditësuara, do të nënkuptojë që ju keni lexuar dhe bini dakord me ndryshimet.

Si të blej në 4putrat.al?

Sapo hyni në faqen tonë ju keni mundësi të shikoni shumëllojshmëri produktesh per qen dhe mace, por edhe nëse doni të kërkoni direkt një produkt specifik mund të kërkoni tek opsioni “KËRKO” në krye të faqes. Kur e gjeni produktin që ju pëlqen e shtoni në shportë duke shtypur butonin.
Më pas nëpërmjet një metode tepër të thjeshtë ju keni mundësi të mbyllni porosinë tuaj dhe të zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë, cash ose paypal.

Aksesi në faqen e internetit 4putrat.al

Ne punojmë shumë për të siguruar që faqja e internetit është gjithnjë në dispozicion dhe e aksesueshme nga publiku, por nuk mund të garantojmë që faqja e internetit të mos ketë momente joproduktive për ndonjë arsye. Ne rezervojmë të drejtën për të mbyllur faqen e internetit për periudha të shkurtra kohore për arsye të operacioneve lidhur me mirëmbajtjen e zakonshme, por ne garantojmë që do të përpiqemi ta mbajmë këtë mosfunksionim në minimum. Ne nuk do të jemi përgjegjës nëse për çfarëdo arsye, të gjitha ose ndonjë pjesë e rrjeteve të internetit nuk janë në dispozicion në periudha të caktuara.
Pjesë e procedurave për të hapur një llogari në 4putrat.al është vendosja e një fjalëkalimi. Ne ju rekomandojmë që të zgjidhni një fjalëkalim të fortë që është vështirë për t’u gjetur nga persona të tretë, dhe gjithashtu rekomandojmë që ju të dilni nga llogaria juaj në fund të çdo sesioni. Ekziston një procedurë për rivendosjen e fjalëkalimit në rast se harroni fjalëkalimin tuaj. Ju duhet të trajtoni informacionin tuaj të hyrjes në llogari si konfidencial, duke mos ia zbuluar atë ndonjë pale të tretë dhe vetëm duke përdorur personalisht
4putrat.al. Nëse mendoni se ka pasur ndonjë shkelje të sigurisë atëherë është përgjegjësia juaj që të na njoftoni menjëherë në mënyrë që, të ndryshoni fjalëkalimin tuaj.
Është kusht që për përdorimin e llogarisë suaj në 4putrat.al, të gjitha informatat që jepni në faqen e internetit janë të sakta, aktuale dhe të plota. Ne rezervojmë të drejtën për të çaktivizuar çdo llogari përdoruesi, në çdo kohë, nëse, ju nuk keni respektuar apo keni shkelur detyrimet që ju lindin sipas këtyre Termave dhe Kushteve dhe ligjeve përkatëse në fuqi në Shqipëri.
Ne nuk garantojmë që faqja e internetit apo ndonjë përmbajtje e dhënë në faqen e internetit të jetë pa gabime. Ne menaxhojmë të dhënat tuaja personale sipas Politikave tona të Privatësisë dhe ligjeve përkatëse në fuqi.

Informacioni rreth produktit

4putrat.al  tregon shumë kujdes kur vendos informacionin, përshkrimet dhe imazhet e produktit në internet, por nuk mban përgjegjësi për ndonjë gabim ose lapsus të ndonjë informacioni të dhënë.

Çmimet

Çmimet e treguara në 4putrat.al janë të paraqitura në Lek (ALL) dhe nuk përfshijnë çmimin për dërgesën e produktit. Shpenzimet e dërgimit tregohen qartë dhe faturohen në fund të porosisë, përveç çmimit të produkteve. Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar çmimet tona në çdo moment, por në asnjë rast nuk do të ketë ndryshime çmimesh pas plotësimit të porosisë nga ana juaj. Çmimi që do të shfaqet në faqen e internetit pasi ju te keni plotësuar dhe konfirmuar porosinë, do të jetë çmimi final dhe shuma e vetme që ju do të detyroheni të paguani në momentin e marrjes në dorëzim të produktit.

Disponueshmëria

Ne do të garantojmë gjithmonë dërgimin në destinacion të porosisë tuaj. Nëse një produkt i përzgjedhur nga ju nuk është në stok në momentin që porosia juaj është konfirmuar dhe paguar, ne do të rimbursojmë çmimin që keni paguar për produktin brenda 60 ditësh nga data e pagesës. Nëse porosia juaj përfshin produkte përkohësisht të padisponueshme, ne do t’iu dërgojmë së pari produktet në dispozicion dhe më pas artikujt e mbetur pasi të rikthehen përsëri në stok.
Ne jemi gjithashtu të gatshëm të informojmë postën që të vijë ta marë produktin tek ju, në të tilla raste ju do keni mundësi të paguani çmimet preferenciale që ne kemi për dërgimin e produktit. Në Tiranë kosto e dërgesës është 200 Lekë (deri në 5kg) dhe për pako mbi 5kg aplikohet një kosto extra transporti 50 lek/kg , në qytetet e tjera të Shqipërisë kosto është 300 Lekë (deri në 5kg) dhe për pako mbi 5kg aplikohet një kosto extra transporti 50 lek/kg . shpenzimi I transportit paghet 50% nga klienti dhe mbulohet 50% nga 4putrat.al.

E drejta e autorit:

Të gjitha dizenjot, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe webi, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht.

Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale

Detajet dhe të dhënat tuaja personale që na jepni janë thelbësore për përpunimin dhe dërgimin e porosive tuaja, kryerjen e shërbimeve nga ana jonë në mënyrë sa më profesionale dhe efikase, si dhe për faturimin, prandaj mosdhënia e këtyre të dhënave do të rezultojë në anulimin e porosisë suaj. Duke u regjistruar në Website, ju pranoni të na jepni informacione të të vërteta dhe të sakta si dhe pranoni përpunimin e të dhënave personale nga ana jonë. Komunikimi i informacionit të rremë është në kundërshtim me kushtet dhe termat e përgjithshme të 4putrat.al.
Ju keni të drejtën e përhershme për të aksesuar dhe korrigjuar të gjithë informacionin që ju intereson, në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare të vendit. Ju mundeni në çdo kohë të bëni kërkesë te
4putrat.al për të gjetur se çfarë informacioni personal ne mbajmë në lidhje me ju. Ju mundeni në çdo kohë, dhe sipas kërkesës tuaj, të modifikoni këtë informacion. Ne do të ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Cookies regjistrojnë disa informacione të cilat ruhen në hard drive tuaj. Ky informacion na mundëson të gjenerojmë statistika në bazë të të dhënave nga vizitorët në faqen tonë dhe të sugjerojmë produkte që mund t’ju interesojnë sipas artikujve që keni zgjedhur kur keni vizituar më parë faqen 4putrat.al. Cookies nuk përmbajnë asnjë informacion konfidencial në lidhje me ju.

Pronësia intelektuale

Të gjitha përmbajtjet në faqen 4putrat.al (ilustrime, tekste, logo, emra të markave, imazhe dhe video) janë pronë e LifeMed Sh.p.k. Çdo riprodhim i pjesshëm ose i plotë i kësaj përmbajtjeje, me çfarëdo mjeti dhe mënyre, duhet t’i nënshtrohet autorizimit paraprak dhe të shprehur nga LifeMed Sh.p.k. Të gjitha informacionet, përmbajtjet dhe skedarët mbrohen nga ligjet kombëtare dhe e drejta e pronësisë intelektuale Shqiptare 4putrat.al nuk mund t’ju japë të drejtën për të kopjuar, shfaqur ose shpërndarë përmbajtje për të cilat ju nuk keni të drejta pronësie intelektuale. Të gjitha përdorimet mashtruese të kësaj përmbajtje që cenojnë të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë përbëjnë shkelje që dënohen rëndë sipas Ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.
LifeMed Sh.p.k. nuk do të konsiderohet, në asnjë rrethanë, përgjegjës nëse një përdorues shkel të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë nëpërmjet aktiviteteve të tij në këtë faqe interneti ( 4putrat.al).

Komentet e Përdoruesve

Çdo mendim/koment i lënë në faqen 4putrat.al nga klientët/përdoruesit monitorohen dhe mund te modifikohen nga 4putrat.al. Nëse komentet shkelin ligjet kombëtare ose janë të papërshtatshme (publicitet abuziv, shpifje, ofendime, komente jashtë kontekstit të faqes etj, ), 4putrat.al rezervon të drejtën të fshijë ose modifikojë ato.

Detyrimet

Ju, me përdorimin e kësaj faqeje, nënkuptoni që jeni dakort me kushtet tona dhe i pranoni ato në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë çdo premtim dhe shërbim që publikojmë në faqen tonë 4putrat.al.

Kjo faqe interneti eshte prone e Lifemed Sh.p.k Perdoruesi duke hyre ne rrjet pranon ti nenshtrohet kushteve dhe afateve te meposhtme. E drejte e autorit. E gjithe permbajtja e kesaj faqeje interneti eshte subjekt i te drejtes se autorit me te gjitha te drejtat e rezervuara. Çdo shkarkim, ruajtje, kopjim, riprodhim, transmetim, shperndarje, modifikim, apo veprim tjeter ne permbajtjen e kesaj faqeje interneti, si edhe ne aplikimet dhe software te ofruara aty, pa aprovimin paraprak te Lifemed Sh.p.k, eshte e ndaluar, duke perjashtuar çfare lejohet nga Ligji i te Drejtes se autorit, nese ndonje e drejte apo shenime te tjera do te hiqen ose ndryshohen.

SHENIM I RENDESISHEM LIGJOR

Duke hapur dhe/ose perdorur informacionin, sherbimet, lidhjet, funksionet, aplikimet ose programet (ketej e tutje: “permbajtjet”) e ofruara ne kete faqe interneti, perdoruesi me ane te ketij dokumenti pranon ti nenshtrohet kushteve dhe afateve te paraqitura me poshte:

Ligji i te drejtes se autorit:

Permbajtjet e ofruara ne kete faqe interneti (ketejetutje: “Faqe interneti”) dhe nen-faqet e saj mbrohen nga ligji per te drejten e autorit. Shkarkimi ose ruajtja e aplikimeve ose programeve qe permban kjo Faqe interneti dhe riprodhimi (i plote ose i pjesshem), transmetimi, modifikimi ose lidhja e permbajtjeve te kesaj faqeje interneti do te lejohet vetem me miratimin me shkrim te Lifemed Sh.p.k. Megjithate, perdoruesit kane te drejte te printojne, shkarkojne, ose te ruajne faqe te veçuara ose pjese te kesaj faqeje sipas dispozitave te ligjit te drejtes se autorit dhe vetem nese shenimet e te drejtes se autorit ose shenime te tjera te mbrojtura me ligj as nuk fshihen as nuk ndryshohen.

Jo rekomandim investimi ose kerkimi:

Permbajtjet e Faqes se internetit do te sherbejne vetem per informacion dhe nuk do te konsiderohen si kerkim apo oferte per te blere ose per te shitur ndonje lloj instrumenti investimi sipas ligjeve qe aplikohen te tregut te kapitaleve. Çdo vendim investimi konkret duhet te paraprihet nga nje takim me keshilluesin financiar, dhe ne do te ishim te kenaqur t’ju ofronim sherbimet tona ne lidhje me kete pike.

Permbajtja e informacionit

Lifemed Sh.p.k. ka bere te gjitha perpjekjet per te krijuar siguri ne kerkimin e informacionit te publikuar ne Faqen e tij te internetit sikurse edhe ne selektimin a burimit te informacionit te perdorur. Megjithate, Lifemed Sh.p.k. nuk merr persiper pergjegjesi mbi saktesine, voline dhe disponueshmerine pa nderprerje te informacionit te mundesuar ne Faqen e tij te internetit ose ne lidhje me burimet e informacionit te perdorur. Çdo analize tregu, çmim apo analize kompanie sikurse edhe parashikimet e publikuara ne Faqen e internetit bazohen ne informacionin e mundesuar dhe ne vleresimin e tregut ne kohen kur eshte shenuar ne publikimin perkates. Analizat e kompanise mund te mbeshteten pjeserisht ne informacionin e marre drejtperdrejt nga burimet e kompanive perkatese. Ne nuk marrim persiper, dhe me ane te ketij dokumenti qartesisht perjashtojme çdo pergjegjesi mbi saktesine, ose zhvillimin aktual te ngjarjeve te pershkruara ne parashikimet.

Hyrje e kufizuar per shkak rregullave te vendit:

Per shkak te ligjeve te aplikueshme ne disa juridiksione ose rregullave te vendosura nga autoritetet e tregut te kapitaleve dhe te letrave me vlere, nje pjese e informacionit perfundimisht te publikuar ne Faqen e internetit (p.sh. analizat e kapitaleve akionere) nuk i adresohen personave individual. Me qellim per te siguruar zbatimin e ketyre kufizimeve lokale, Lifemed Sh.p.k. rezervon te drejten per te ndermarre çdo mase teknike qe ajo mund ta vleresoje te nevojshme per te kufizuar kete informacion ose pjese te informacionit qe i nenshtrohet kufizimeve te lartpermendura. Kalimi i informacionit te Faqes se internetit, i cili i nenshtrohet kufizimeve per hyrje lokale e vlefshme per disa shtete, tek personat e permendur ne kufizimet perkatese mund te perbeje shkelje te ligjit te letrave me vlere ose te ligjeve te tjera te vendeve te lartpermendura.

Lidhjet me faqet e internetit ose URL-te e ofruesve te paleve te treta:

Lifemed Sh.p.k. nuk merr persiper pergjegjesi per permbajtjen e faqeve te internetit ose URL-te e ofruesve te tjere te cileve u jane ofruar lidhjet. Lifemed Sh.p.k. nuk merr persiper pergjegjesi per disponueshmerine pa nderprerje ose funksionim te plote te lidhjeve te faqeve te internetit ose te URL-ve per palet e treta.

Perjashtim nga pergjegjesia:

Lifemed Sh.p.k. nuk jep garanci dhe nuk do te pranoje pergjegjesi per ndonje dem (duke perfshire deme te njepasnjeshme ose jo te drejtperdrejta, ose humbje fitimesh) ne lidhje me hyrjen ne Faqen e internetit, hapjen, perdorimin ose pyetjet mbi permbajtjet e Faqes se internetit ose URL-ve te paleve te treta. Kjo eshte e vlefshme edhe ne rastet kur Lifemed Sh.p.k. ve ne dukje mundesine e ndodhjes se ketyre demeve. Per me teper, Lifemed Sh.p.k. nuk do te jete i pergjegjshem per nderprerjet teknike si p.sh. avari te serverit, nderprerje ose deshtim ne lidhjet e telekomunikacioneve si edhe per ngjarje te ngjashme, te cilet mund te çojne ne padisponueshmerine (e perkohshme) te gjithe Faqes se internetit ose te nje pjese te saj.

Ndryshimet e Faqes se internetit:

Lifemed Sh.p.k. ka te drejten te ndryshoje dhe te fshije Faqen e internetit ne cdo kohe (nese eshte e nevojshme edhe pa lajmerim paraprak), veçanerisht ne lidhje me ndryshimin e permbajtjes ekzistuese (te gjithe ose pjeserisht) dhe duke shtuar permbajtje te reja.