Shëndeti është fokusi ynë primar.
Ne jemi të përkushtuar t’i përgjigjemi çdo nevoje unike të qenve dhe maceve. Për ne, çdo detaj ka rëndësi. Përzgjedhim me kujdes produktet që ofrojmë, duke u fokusuar te cilësia, vlerat ushqyese dhe mirëqenia e kafshëve tuaja.

Pasioni ynë.
Ne punojmë me përkushtim dhe dashuri për të krijuar një botë më të mirë për kafshët shtëpiake dhe pronarët e tyre. Dashuria për kafshët është ajo që na motivon çdo ditë të bëjmë më të mirën.

Dëshira jonë për të avancuar dhe për të mësuar.
Ne ndjekim vazhdimisht zhvillimet më të fundit në fushën e ushqyerjes dhe kujdesit për kafshët shtëpiake. Bashkëpunimi me profesionistë të fushës, veterinerë dhe ekspertë na ndihmon të kuptojmë më mirë nevojat e qenve dhe maceve dhe të ofrojmë zgjidhjet më të përshtatshme për ta.

Saktësia dhe precizioni janë gjithçka për ne.
Eksperienca dhe njohuritë tona na kanë mësuar se çdo kafshë ka nevoja të veçanta. Prandaj, i kushtojmë rëndësi çdo elementi të produkteve që zgjedhim, nga përbërja dhe vlerat ushqyese deri te shijueshmëria, tretshmëria dhe siguria e tyre.

Nevojat e kafsheve.
Qentë dhe macet janë gjithmonë prioriteti ynë. Çdo zgjedhje që bëjmë ka në fokus shëndetin, mirëqenien dhe cilësinë e jetës së tyre. Ne besojmë se ushqyerja e duhur dhe kujdesi i vazhdueshëm janë thelbësore për t’i ndihmuar ata të jetojnë një jetë sa më të shëndetshme dhe të lumtur.

Respekti ynë për ta.
Çdo qen dhe mace është unik dhe ka nevojat e veta. Ne respektojmë karakteristikat, moshën, racën dhe nevojat individuale të çdo kafshe dhe besojmë se edhe kujdesi ndaj tyre duhet të jetë po aq i veçantë. Për këtë arsye, çdo produkt dhe zgjidhje që ofrojmë përzgjidhet me kujdes dhe me një qëllim të qartë: t’u japim miqve tuaj me 4 putra kujdesin që meritojnë.
