4Putrat është një kompani e specializuar në ushqime premium, aksesorë dhe produkte kujdesi për kafshët shtëpiake, e përkushtuar për të përmbushur çdo nevojë të qenve dhe maceve. Përmes dyqaneve tona fizike dhe platformës online, synojmë t’u ofrojmë klientëve produkte cilësore, këshillim profesional dhe një eksperiencë blerjeje të thjeshtë, të sigurt dhe të besueshme.

Në zemër të gjithçkaje që bëjmë është dashuria për kafshët dhe përkushtimi ndaj mirëqenies së tyre. Misioni ynë është të ndihmojmë çdo pronar t’i ofrojë kafshës së tij një jetë sa më të gjatë, të shëndetshme dhe të lumtur, përmes produkteve të përzgjedhura me kujdes nga markat më të besuara në treg.

Që nga hapja e dyerve tona në vitin 2016, 4Putrat ka ndërtuar një reputacion të fortë, të mbështetur në profesionalizëm, cilësi dhe shërbim të shkëlqyer ndaj klientit.

Sot, kompania operon me 11 dyqane, duke u shërbyer çdo ditë mijëra pronarëve të qenve dhe maceve dhe duke qenë një partner i besueshëm për kujdesin ndaj kafshëve të tyre.

Në dyqanet tona dhe në platformën online mund të gjeni një përzgjedhje të gjerë produktesh, duke përfshirë:

  • Ushqime premium për qen dhe mace, përfshirë Royal Canin.
  • Lodra dhe aksesorë për argëtim, aktivitet dhe mirëqenie.
  • Produkte për higjienën dhe kujdesin e përditshëm të kafshëve tuaja.
  • Vitamina, suplemente dhe produkte për shëndetin dhe mirëqenien e miqve tuaj me 4 putra.
  • Pajisje dhe produkte të nevojshme për kujdesin dhe rehatinë e tyre, në shtëpi apo jashtë saj.

Ekipi ynë është gjithmonë në kërkim të produkteve, trendeve dhe zgjidhjeve më të fundit, në mënyrë që t’u ofrojmë klientëve tanë zgjedhjet më të mira për kafshët e tyre.Ne besojmë se çdo kafshë meriton kujdesin më të mirë dhe çdo pronar meriton një partner të besueshëm për të përmbushur nevojat e saj.

Faleminderit që zgjidhni 4Putrat dhe na besoni kujdesin për anëtarët tuaj më të dashur të familjes.

Me kënaqësi ju mirëpresim në një nga dyqanet tona ose online, për t’ju ndihmuar të gjeni gjithçka që kafsha juaj ka nevojë për një jetë më të shëndetshme, më të lumtur dhe plot dashuri.