Description
SATIETY WEIGHT MANAGEMENT është një ushqim i plotë dietik me densitet të ulët energjie për mace i formuluar për të ulur peshën e tepërt të trupit.
Përfitimet kryesore :
•Përmbajtje e lartë e proteinave për të ndihmuar në ruajtjen e masës së muskujve gjatë gjithë periudhës së humbjes së peshës.
•I pasur me lëndë ushqyese, minerale dhe vitamina për të shmangur mangësitë kur marrja e kalorive është e kufizuar.
•Ndihmon në mbajtjen e kockave dhe nyjeve të shëndetshme.
•Acidet yndyrore thelbësore (Omega 3 dhe Omega 6) dhe elementët (Cu, Zn) ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe mbulesës me qime. *Reko-mandohet të përdoret derisa të arrihet pesha e synuar.